Sefaj: Kemi përkrahje nga Sindikatat, presim që protesta të jetë masive
Sindikalisti Ali Sefaj është shprehur për “Front Online” se presin një numër të madh pjesëmarrësish në protestën e sotme. Ai theksoi se kjo është protesta e parë e një serie që do të vazhdojë deri në tërheqjen e vendimit të ZRRE-së për rritjen e çmimit të rrymës. “Kemi marrë konfirmime prej sindikatave, shoqatave e grupeve

Sindikalisti Ali Sefaj është shprehur për “Front Online” se presin një numër të madh pjesëmarrësish në protestën e sotme.
Ai theksoi se kjo është protesta e parë e një serie që do të vazhdojë deri në tërheqjen e vendimit të ZRRE-së për rritjen e çmimit të rrymës.
“Kemi marrë konfirmime prej sindikatave, shoqatave e grupeve tjera të interesit, presim që numri të jetë i madh, presim të jetë protestë e konsoliduar. Kjo është protesta e parë e cila do të vazhdoj deri në realizimin e objektivave tona, derisa të tërhiqet ZRRe nga vendimi”, shprehet Sefaj.
Sefaj nuk pret ndonjë ndryshim të menjëhershëm nga vendimi i ZRRE-së.
“Nuk presim që mund të ketë ndonjë ndryshim nesër, por kjo mund të ndodhë në ditët në vazhdim si rezultat i presionit qytetar”, deklaroi Sefaj.