Sekretari amerikan i Shtetit: Plani i presidentit Trump për Gazën nuk është armiqësor

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio ka mbrojtur një propozim të presidentit Donald Trump për të zhvendosur banorët e Rripit të Gazës, i cili ka tërhequr kritika nga politikanët dhe diplomatët në të gjithë globin. “Nuk ishte menduar si një veprim armiqësor”, tha Rubio gjatë një vizite në Guatemalë. ”Mendoj se ishte një lëvizje shumë [...]Read More...

Sekretari amerikan i Shtetit: Plani i presidentit Trump për Gazën nuk është armiqësor

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio ka mbrojtur një propozim të presidentit Donald Trump për të zhvendosur banorët e Rripit të Gazës, i cili ka tërhequr kritika nga politikanët dhe diplomatët në të gjithë globin.

“Nuk ishte menduar si një veprim armiqësor”, tha Rubio gjatë një vizite në Guatemalë.

”Mendoj se ishte një lëvizje shumë bujare, oferta për të rindërtuar dhe për të qenë përgjegjës për rindërtimin e një vendi, shumë pjesë të të cilit tani, edhe nëse njerëzit të kthehen, nuk do të kishin ku të jetonin të sigurt, sepse ka ende municione dhe mbeturina të pashpërthyera”, theksoi ai.

Pas një takimi me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë të martën, Trump la shumë vëzhgues të habitur duke thënë se Shtetet e Bashkuara “do të marrin përsipër Rripin e Gazës” dhe se rreth dy milionë palestinezë që jetojnë në territor duhet të zhvendosen në vende të tjera.

Trump shtoi se Gaza mund të bëhet “riviera e Lindjes së Mesme” ku çdokush, përfshirë palestinezët, mund të jetojnë. Zhvendosja e detyruar e palestinezëve do të ishte në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare humanitare.