Sekretari amerikan i Thesarit: Bisedimet tregtare mes SHBA dhe Kinës kanë “ngecur”
Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent ka thënë se bisedimet tregtare ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës kanë “ngecur”. Ai i bëri këto komente pas marrëveshjes tregtare të arritur mes dy ekonomive më të fuqishme të botës në fillim të këtij muaji, teksa të dyja palët ishin pajtuar për t’i ulur tarifat. “Mendoj [...]Read More...

Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent ka thënë se bisedimet tregtare ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës kanë “ngecur”.
Ai i bëri këto komente pas marrëveshjes tregtare të arritur mes dy ekonomive më të fuqishme të botës në fillim të këtij muaji, teksa të dyja palët ishin pajtuar për t’i ulur tarifat.
“Mendoj se kur marrim parasysh rëndësinë e bisedimeve, ndërlikueshmërinë e tyre, kjo do të kërkojë që udhëheqësit e të dyja vendeve të bashkëveprojnë me njëri-tjetrin”, ka thënë Bessent.
Si SHBA-ja ashtu dhe Kina kishin konfirmuar se do të ulin tarifat e vendosura kundër importeve të njëra-tjetrës më herët këtë muaj, si produkt i negociatave tregtare në Zvicër. Në kuadër të marrëveshjes, të dyja palët kishin anuluar disa tarifa specifike dhe kishin pezulluar tarifat e tjera për 90 ditë.
Bessent ka bërë të ditur se bisedimet mbi një marrëveshje tjetër kanë humbur momentumin, por ka theksuar se ato po vazhdojnë.