Selami: Nga 139 anëtarë të bordeve në Qytetin e Shkupit, vetëm 23 janë shqiptarë

Selami: Nga 139 anëtarë të bordeve në Qytetin e Shkupit, vetëm 23 janë shqiptarë

Këshilltari i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) në Qytetin e Shkupit, Abdulselam Selami, sot para mediave foli edhe për përfaqësimin e shqiptarëve në bordet drejtuese dhe mbikëqyrëse të ndërmarrjeve dhe institucioneve të Qytetit të Shkupit, shkruan Portalb.mk

Sipas Selamit, aktualisht nga 139 anëtarë të bordeve, vetëm 23 janë shqiptarë.

“Nga 139 anëtarë të bordeve drejtuese dhe mbikëqyrëse të ndërmarrjeve dhe institucioneve në Qytetin e Shkupit, vetëm 23 janë shqiptarë, pra rreth 15%. Në disa borde madje nuk ka asnjë shqiptar. Ky nuk është përfaqësimi i drejtë dhe adekuat. Ne do të kërkojmë korrigjimin e menjëhershëm të kësaj gjendjeje”, tha Selami nga AKI.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.