Serbia dhe Bosna pagat më të larta, Kosova në “fund të pusit”

Në Shqipëri, paga mesatare mujore bruto për vitin 2024, sipas INSTAT, arriti në 77.5 mijë lekë/ muaj ose rreth 770 euro. Në krahasim me një vit më parë, paga u rrit me 9.8% në vlerë nominale. Ritmet e rritjes së pagave kanë qenë më të forta dy vitet e fundit, të ndikuara kryesisht nga pagat

Serbia dhe Bosna pagat më të larta, Kosova në “fund të pusit”


Në Shqipëri, paga mesatare mujore bruto për vitin 2024, sipas INSTAT, arriti në 77.5 mijë lekë/ muaj ose rreth 770 euro. Në krahasim me një vit më parë, paga u rrit me 9.8% në vlerë nominale.

Ritmet e rritjes së pagave kanë qenë më të forta dy vitet e fundit, të ndikuara kryesisht nga pagat e administratës. Pavarësisht kësaj, rajoni ka ecur shumë më shpejt në rritjen e pagave.

Me përjashtim të Kosovës, pagat në Shqipëri mbeten rreth 30% më të ulëta se në vendet e tjera të rajonit, raporton FrontOnline.

Paga më e lartë mesatare mujore bruto është në Serbi, me 1150 euro në muaj. Në Bosnjë-Hercegovinë, paga është gati 1100 euro. Në Malin e Zi paga është 1083 euro. Edhe Maqedonia e Veriut paguan mesatarisht punonjësit me më shumë se 1000 euro në muaj.