Serwer: Kosova s’mund të synojë BE-në e NATO-n nëse nuk arrin ta zgjedhë një president

Profesori universitar dhe vëzhguesi i zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor, Daniel Serwer ka kritikuar situatën politike dhe institucionale në Kosovë, duke thënë se vendi nuk po paraqet një pamje të mirë në kohën kur synon anëtarësimin në NATO dhe, përfundimisht, në Bashkimin Evropian.
Serwer ka vlerësuar se Kosova vështirë se mund të përparojë drejt këtyre synimeve nëse institucionet shtetërore nuk janë në gjendje t’i kryejnë as funksionet themelore.
“Zgjedhja e një presidenti është padyshim minimumi që parlamenti duhet të jetë në gjendje të bëjë”, ka deklaruar Serwer.
Sipas tij, paaftësia e institucioneve për të përmbushur përgjegjësitë bazë mund ta pengojë rrugën euroatlantike të Kosovës.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



