Shaban Jashari dekorohet me titullin “Hero i Kosovës”, luftëtaret e UÇK-së me urdhrin “Heroina të Kosovës”
Presidentja Vjosa Osmani ka ndarë Dekorata Presidenciale, për personalitete të shquara vendore dhe ndërkombëtare. Me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, në një ceremoni të veçantë, Osmani ka ndarë dekoratën e parë për Shaban Jasharin, kryefamiljarin e familjes Jashari. “Në 17-vjetorin e Pavarësisë sonë, po i bëjmë bashkë historinë, sakrificën dhe krenarinë […] The post Shaban Jashari dekorohet me titullin “Hero i Kosovës”, luftëtaret e UÇK-së me urdhrin “Heroina të Kosovës” appeared first on Albinfo.

Presidentja Vjosa Osmani ka ndarë Dekorata Presidenciale, për personalitete të shquara vendore dhe ndërkombëtare.
Me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, në një ceremoni të veçantë, Osmani ka ndarë dekoratën e parë për Shaban Jasharin, kryefamiljarin e familjes Jashari.
“Në 17-vjetorin e Pavarësisë sonë, po i bëjmë bashkë historinë, sakrificën dhe krenarinë e këtij kombi në një akt solemn, dekorimin e atyre që e bënë Kosovën të lirë dhe shumë të tjerëve që edhe sot vazhdojnë të ndihmojnë ecjen tonë përpara. Në këtë ditë të shenjtë, në këtë moment solemn, ne nuk po përkujtojmë vetëm një datë, ne po nderojmë një epokë të lavdishme. 17 vjet liri, 17 vjet shtet, 17 vjet betejë për t’i treguar botës se Kosova është e përjetshme”, ka thënë Osmani.
Osmani tha se dekorimi i familjes Jashari në tërësi vjen si një akt që synon ta plotësojë këtë mungesë historike, duke e njohur sakrificën e përbashkët të çdo anëtari të familjes që qëndroi dhe luftoi për lirinë e Kosovës.
Pas ndarjes së titullit “Hero i Kosovës” Shaban Jasharit, kryefamiljarit të familjes Jashari, Osmani ka ndarë Urdhrin “Heroina të Kosovës” edhe për vajzat dhe gratë që luftuan në radhët e UÇK-së.
Ky titull u është ndarë dy bashkëluftëtarëve dhe bashkëshortëve, Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, në ceremoninë e shënimit të përvjetorit të Pavarësisë.
“Me të njëjtin frymëzim, bazuar në vendimet paraprake, sot i dorëzojmë Urdhrat Hero i Kosovës edhe për Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin, dy bashkëluftëtarë dhe bashkëshortë që ranë ashtu siç jetuan – bashkë, me armët në duar dhe me idealin e lirisë së ngulitur në shpirt”, ka thënë Osmani.
Presidentja tha se shumë gra të tjera që sakrifikuan po marrin vendin që u takon në histori duke ju ndarë Urdhrin Heroina të Kosovës, ato që, sipas saj, nuk kishin marrë më parë këtë nderim nga shteti.
“Lufta nuk ishte vetëm e burrave; ajo ishte një betejë e përbashkët ku gratë si Xhevë Lladrovci, Yllka Domi, Lumnie Raka, Jehona Raka, Emsale Frangu, Mukadeze Lika-Muhaxheri e shumë gra të tjera dhanë po aq, sakrifikuan po aq, ndaj sot, më në fund, po marrin vendin që u takon në histori duke ju ndarë Urdhrin Heroina të Kosovës, atyre për të cilat kjo nuk kishte ndodhur më parë”, tha Osmani.
Ajo theksoi se emrat e tyre do të mbeten përgjithmonë të skalitur në historinë tonë kombëtare./EO
The post Shaban Jashari dekorohet me titullin “Hero i Kosovës”, luftëtaret e UÇK-së me urdhrin “Heroina të Kosovës” appeared first on Albinfo.