Shala pas bastisjeve: Po del se Qeveria “Kurti” është e korruptuar skajshmërisht
Pas aksionit të sotëm të Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës në Ministrinë e Bujqësisë, që lidhet me hetimet mbi një fabrikë për mbetjet shtazore, për FrontOnline ka folur deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala Shala ka akuzuar Qeverinë e Kosovës për përfshirje të thellë në afera korruptive, duke thënë se bastisjet

Pas aksionit të sotëm të Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës në Ministrinë e Bujqësisë, që lidhet me hetimet mbi një fabrikë për mbetjet shtazore, për FrontOnline ka folur deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala
Shala ka akuzuar Qeverinë e Kosovës për përfshirje të thellë në afera korruptive, duke thënë se bastisjet e fundit vetëm sa konfirmojnë degradimin institucional dhe mungesën e kontrollit nga ekzekutivi.
“Kurti ka premtuar qeverisje të pastër, por po del se Qeveria është e korruptuar skajshmërisht dhe tashmë aferat korruptive të kësaj qeverie janë bërë problem sa as vetë Qeveria s’po arrin me i ndalë, apo me i mbulu, apo me i minimizu,” u shpreh Shala për FrontOnline.
Ai i bëri thirrje drejtësisë që të trajtojë me seriozitet çdo rast.
“Shpresojmë se drejtësia duhet parë gjitha këto. Punët e këqija janë të prekshme dhe nuk duhet të i frikësohet askush drejtësisë,” tha Shala.