Shala takon veteranët në Prizren: Familjet e dëshmorëve dhe veteranët e UÇK-së janë themeli i PDK-së, do kthehen në fokus të qeverisë
Kandidati për deputet nga PDK, Ferat Shala ka qëndruar sot në Has të Prizrenit. Atje, ai u takua me veteranët e UÇK-së dhe më pas bëri homazhe tek varrezat e dëshmorëve. Shala premtoi se pas zgjedhjeve, në qeverinë e re do jenë në fokus familjet dhe veteranët e tyre. Postimi: Bashkë me Altin Krasniqin dhe
Kandidati për deputet nga PDK, Ferat Shala ka qëndruar sot në Has të Prizrenit.
Atje, ai u takua me veteranët e UÇK-së dhe më pas bëri homazhe tek varrezat e dëshmorëve.
Shala premtoi se pas zgjedhjeve, në qeverinë e re do jenë në fokus familjet dhe veteranët e tyre.
Postimi:
Bashkë me Altin Krasniqin dhe Adnan Thaqin, kandidatët e PDK-së për deputetë, vizituam veteranët e UÇK-së në Has të Prizrenit. Me shumë nder u mikpritëm nga Xhevdet Thaqi, kryetari i shoqatës së veteranëve dhe nga bashkëluftëtari e miku im Fetah Bekolli.
Po ashtu, së bashku bëmë homazhe pranë varrezave të dëshmorëve në Has. Familjet e dëshmorëve dhe veteranët e UÇK-së janë themeli i PDK-së dhe pas 9 shkurtit këto kategori do të kthehen në fokus të qeverisë së re.
VOTO #PDK131 #FeratShala16