Shaqiri me fanellën e Bazelit ëndërron të luaj në Ligën e Kampionëve
“Ne të gjithë ëndërrojmë për netët e Ligës së Kampionëve sërish. Dhe ne po japim gjithçka për të arritur synimin”, thotë Shaqiri The post Shaqiri me fanellën e Bazelit ëndërron të luaj në Ligën e Kampionëve appeared first on Albinfo.

Nisur me një historik të shkurtër, të 14 prillit të vitit 2021, Xherdan Shaqiri ka luajtur për herë të fundit në Ligën e Kampionëve. Në ndeshjen e dytë çerekfinale kundër Real Madridit (0:0), si lojtar i Liverpoolit u inkuadrua në minutën e 82-të.
Vlen të theksohet se në ttotal ish-futbollisti i Zvicrës ka luajtur 36 ndeshje në Ligën e Kampionëve, duke shënuar tre gola dhe shtatë asistime. Dhe ndoshta do të ketë më shumë ndeshje, gola e asistime.
Futbollisti shqiptar ka fituar dy Liga të Kampionëve. Trofeun e Championsit për herë të parë e fitoi sa ishte lojtar i Bayernit në vitin 2013. Me Bayernin e fitoi edhe Superkupën e Evropës e po ashtu edhe Kupën e Botës për klube. Ligën e Kamionëve, Superkupën e Evropës dhe Kupën e Botës për klube e fitoi edhe me Liverpoolin në vitin 2019. Me Bayernin dhe Liverpoolin ka fituar edhe titullin e kampionit.
Ndërkohë Bundesligën e fitoi tri herë, 2013, 2014 dhe 2015. Premier Leaguen e fitoi në edicionin 2019/2020.
Trofe ka fituar edhe me Baselin. Gjatë viteve të para me Baselin, Shaqiri fitoi titullin në vitin 2010, 2011 dhe 2012. Me Baselin ka fituar edhe dy Kupa të Zvicrës.
33-vjeçari po luan sërish për Baselin, skuadrën ku nisi karrierën e tij. Dhe, po tregon se çfarë është ende në gjendje të bëjë. Këtë sezon ai ka luajtur 27 ndeshje në Superligën e Zvicrës, duke shënuar 11 gola dhe duke kontribuar me 14 asistime. Pjesërisht falë Shaqirit, Baseli është në krye të tabelës pas 31 xhirove. Ka epërsi prej katër pikësh ndaj Servettes dhe pesë pikë më shumë se Young Boysi.
“Kemi ende disa pengesa për të kaluar”, ka thënë Shaqiri, i cili ende nuk dëshiron të flasë për titullin. Megjithatë, ëndrrat gjithmonë lejohen – dhe këtë e bën “Messi i Alpeve”. “Ne të gjithë ëndërrojmë për netët e Ligës së Kampionëve sërish. Dhe ne po japim gjithçka për të arritur synimin”, thotë Shaqiri për “Blue Sport”.
Pengesa e radhës e Baselit në rrugën drejt titullit është Zurichu. Klasikja e Zvicrës luhet në stadiumin “Letzigrund” të shtunën mbrëma.
The post Shaqiri me fanellën e Bazelit ëndërron të luaj në Ligën e Kampionëve appeared first on Albinfo.