Shaqiri, me notën më të lartë në Zvicër
Kapiteni i Baselit vlerësohet me notën 8.0, ndërsa asnjë lojtar nuk ka arritur ta rivalizojë The post Shaqiri, me notën më të lartë në Zvicër appeared first on Albinfo.

Xherdan Shaqiri e mbylli këtë edicion me Baselin si kampion në Superligën e Zvicrës.
Ylli shqiptar zhvilloi edicionin e tij më të mirë në karrierë, duke shënuar 18 gola dhe duke dhënë 21 asistime.
Kjo e arritur e bënë atë lojtarin më të vlerësuar në formacionin e vitit të krijuar nga SofaScore, transmeton albinfo.ch.
Kapiteni i Baselit vlerësohet me notën 8.0, ndërsa asnjë lojtar nuk ka arritur ta rivalizojë.
Ai po ashtu ka krijuar 31 shanse të arta për gol, ndërsa ka 3.4 pasime kyçe për ndeshje.
Një tjetër statistikat e jashtëzakonshme është se ai ka arritur së paku 2.2 gjuajtje për ndeshje.
The post Shaqiri, me notën më të lartë në Zvicër appeared first on Albinfo.