SHBA: 2 të vdekur pasi një anije e Marinës Meksikane goditi Urën e Bruklinit

Një tragjedi ndodhi të shtunën në Nju Jork, kur anija stërvitore e Marinës Meksikane, Cuauhtemoc, u përplas me Urën ikonike të Bruklinit gjatë një turneu promovues. Sipas kryetarit të bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, dy persona humbën jetën dhe 19 të tjerë u plagosën, dy prej të cilëve janë në gjendje kritike, shkruan DW, […] The post SHBA: 2 të vdekur pasi një anije e Marinës Meksikane goditi Urën e Bruklinit appeared first on Albinfo.

SHBA: 2 të vdekur pasi një anije e Marinës Meksikane goditi Urën e Bruklinit

Një tragjedi ndodhi të shtunën në Nju Jork, kur anija stërvitore e Marinës Meksikane, Cuauhtemoc, u përplas me Urën ikonike të Bruklinit gjatë një turneu promovues. Sipas kryetarit të bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, dy persona humbën jetën dhe 19 të tjerë u plagosën, dy prej të cilëve janë në gjendje kritike, shkruan DW, transmeton albinfo.ch.

Nga 277 persona në bord, përplasja shkaktoi dëme serioze në anije dhe panik mes ekuipazhit dhe pasagjerëve. Majat e tre direkëve të anijes goditën pjesën historike të urës, duke shkaktuar shembjen e pjesshme të tyre. Megjithatë, autoritetet njoftuan se Ura 142-vjeçare nuk pësoi dëmtime të mëdha strukturore dhe hetimet për shkakun e përplasjes vazhdojnë.

Presidentja meksikane Claudia Sheinbaum shprehu trishtim për humbjen e anëtarëve të ekuipazhit. Në video të publikuara, dëgjohen ulërima dhe shihet panik në bord, ndërsa disa marinarë u panë të varur në pajisjet e direkëve të dëmtuar.

Ekipet e emergjencës transportuan viktimat dhe të plagosurit në spitalet lokale. Autoritetet po punojnë për të sqaruar rrethanat që çuan në këtë aksident tragjik, transmeton albinfo.ch.

The post SHBA: 2 të vdekur pasi një anije e Marinës Meksikane goditi Urën e Bruklinit appeared first on Albinfo.