SHBA/ Departamenti i Bujqësisë ndërpret dy programe me vlerë vjetore 1 miliard dollarë

Departamenti i Bujqësisë i SHBA (USDA) njoftoi se ka ndërprerë dy programe që mbështesin shkollat dhe bankat e ushqimit për të blerë ushqime nga fermat lokale, duke prekur më shumë se 1 miliard dollarë në vit. Programi “Local Food for Schools” i vitit 2025, me vlerë 660 milion dollarë, dhe programi “Local Food Purchase Assistance” [...]Read More...

SHBA/ Departamenti i Bujqësisë ndërpret dy programe me vlerë vjetore 1 miliard dollarë

Departamenti i Bujqësisë i SHBA (USDA) njoftoi se ka ndërprerë dy programe që mbështesin shkollat dhe bankat e ushqimit për të blerë ushqime nga fermat lokale, duke prekur më shumë se 1 miliard dollarë në vit.

Programi “Local Food for Schools” i vitit 2025, me vlerë 660 milion dollarë, dhe programi “Local Food Purchase Assistance” që mbështeste bankat e ushqimit me 500 milion dollarë, janë të ndërprera. USDA njoftoi shtetet dhe territorët se fondet për vitin fiskal 2025 nuk janë më të disponueshme dhe se këto marrëveshje do të mbyllen pas një njoftimi prej 60 ditësh.

Përfundimi i këtyre programeve është pjesë e një përpjekjeje më të gjerë nga administrata e Presidentit Donald Trump për të zvogëluar shpenzimet federale dhe madhësinë e qeverisë. Kjo lëvizje vjen gjithashtu në një kohë kur Trump ka vendosur tarifa të reja për mallrat nga Kanadaja, Meksika dhe Kina, duke shkaktuar përplasje tregtare me disa nga blerësit më të mëdhenj të produkteve bujqësore të SHBA-së.

/ abcnews.al