SHBA-ja heq sanksionet ndaj anëtarit të kabinetit të Orbanit

Shtetet e Bashkuara kanë hequr sanksionet që kishin vendosur në janar ndaj, Antal Rogan, kreut të kabinetit të kryeministrit hungarez, Viktor Orban. Sanksionet ishin vendosur nën akuzat për korrupsion dhe klientelizëm. Në një njoftim të publikuar më 15 prill në ueb-faqen e Departamentit amerikan të Thesarit u tha se Rogan është fshirë nga lista e [...]Read More...

SHBA-ja heq sanksionet ndaj anëtarit të kabinetit të Orbanit

Shtetet e Bashkuara kanë hequr sanksionet që kishin vendosur në janar ndaj, Antal Rogan, kreut të kabinetit të kryeministrit hungarez, Viktor Orban. Sanksionet ishin vendosur nën akuzat për korrupsion dhe klientelizëm.

Në një njoftim të publikuar më 15 prill në ueb-faqen e Departamentit amerikan të Thesarit u tha se Rogan është fshirë nga lista e sanksioneve.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka biseduar të martën me kryediplomatin hungarez, Peter Szijjarto, dhe e ka informuar atë me këtë vendim, tha zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Tammy Bruce.

Ruboi i tha Szijjartos se Rogan është hequr nga lista e sanksioneve të Departamentit të Thesarit, tha Bruce përmes një njoftimi, duke shtuar se vazhdimi i mbajtjes së tij në listën e sanksioneve nuk është në përputhje me interesat e politikës së jashtme të SHBA-së.

Dy kryediplomatët po ashtu kanë biseduar për forcimin e rreshtimit SHBA-Hungari për çështje kritike dhe për mundësitë e bashkëpunimit ekonomik, tha Bruce.