SHBA pezullon vizat për palestinezët/ Dash: Persona të lidhur me Hamas marrin viza për qëllime mjekësore

Departamenti amerikan i shtetit ka pezulluar dhënien e vizave për qëllime mjekësore palestinezëve nga Gaza, teksa kanë filluar hetimet për ccdokënd që shkel në territorin amerikan. Në një deklaratë Departamenti i Shtetit tha se po kryen hetime të plota dhe të detajuara mbi proceset që janë përdorur ditët e fundit për të dhënë një numër [...]Read More...

SHBA pezullon vizat për palestinezët/ Dash: Persona të lidhur me Hamas marrin viza për qëllime mjekësore

Departamenti amerikan i shtetit ka pezulluar dhënien e vizave për qëllime mjekësore palestinezëve nga Gaza, teksa kanë filluar hetimet për ccdokënd që shkel në territorin amerikan.

Në një deklaratë Departamenti i Shtetit tha se po kryen hetime të plota dhe të detajuara mbi proceset që janë përdorur ditët e fundit për të dhënë një numër të vogël vizash të përkohshme mjekësore dhe humanitare.

Ky vendim vjen pasi disa figura publike të krahut të djathtë në SHBA, kanë pretenduar se palestinezët nga Gaza që shkojnë në Amerikë, punojnë për organizata islamike që kanë lidhje miqësore me Hamasin.

Vendimi është dënuar nga disa grupe palestineze për të drejtat e njeriut. Fondi i Ndihmës për Fëmijët Palestinezë tha në një deklaratë se ky hap do të ketë një ndikim shkatërrues dhe të pakthyeshëm në mundësinë për të ccuar fëmijë të plagosur dhe në gjendje kritike nga Gaza në Shtetet e Bashkuara për trajtim mjekësor që mund t’u shpëtojë jetën.

Lajmi vjen teksa Izraeli sulmoi spitalin Al-Ahli në qytetin e Gazës dhe shtatë palestinezë u vranë dhe disa të tjerë u plagosën. Dëshmitarët thanë se sulmi kishte në shënjestër një grup civilësh të mbledhur në oborrin e spitalit.

Qendrat mjekësore dhe spitalet në Gaza janë thuasje plotësisht të shkatërruara nga thuajse 2 vjet luftë dhe mungesa e furnizimeve mjekësore e ka bërë një betejë për mjekët në enklavë që të kurojnë pacientët.

Nga ana tjetër Irzaeli vijon planin e tij për zgjerimin e operacioneve në Gaza, për të marrë kontrollin e plotë të qytetit.

Vendimi është kundërshtuar nga familjarët e pengjeve që mbahen ende nga Hamasi, të cilët protestuan duke bllokuar një autostradë në Izrael, në kërkim të jë marrëveshjeje që do t’i jepte fund luftës. Po ashtu shumë biznese në disa qytete të vendit ishin në grevë të dielën në shenjë proteste për vendimet e qeverisë izraelite.

/ abcnews.al /