SHBA po shqyrton me kujdes mundësin e financave në një universitet të lartë zviceran

Administrata Trump mund të shkurtojë projektet kërkimore të financuara nga SHBA që kryhen në Institutin Federal Politeknik (ETH) në Cyrih The post SHBA po shqyrton me kujdes mundësin e financave në një universitet të lartë zviceran appeared first on Albinfo.

SHBA po shqyrton me kujdes mundësin e financave në një universitet të lartë zviceran

Pas shkurtimit të financimit të organizatave të OKB-së në Gjenevë, administrata Trump mund të shkurtojë gjithashtu projektet kërkimore të financuara nga SHBA që kryhen në Institutin Federal Politeknik (ETH) në Cyrih, përcjell albinfo.ch.

Ashtu si punonjësit e organizatave ndërkombëtare dhe Organizatës Evropiane për Kërkime Bërthamore (CERN) në Gjenevë, ETH gjithashtu duhet t’i përgjigjet një pyetësori që vlerëson qëndrimet politike të universitetit dhe ekipeve që kryejnë kërkimin.

Për të mbrojtur shkencëtarët e përfshirë, universiteti refuzon të zbulojë se cili prej projekteve të tij është nën vëzhgimin e Trump.

Në fakt, sipas raportimeve të mediave, “askush në komunitetin e kërkimit zviceran nuk dëshiron të komentojë mbi pyetësorët amerikanë”.

Për deputeten Simone de Montmollin, e cila kryeson Komitetin për Shkencën, Arsimin dhe Kulturën, Zvicra nuk duhet të pranojë “kufizimet e Shteteve të Bashkuara për lirinë e kërkimit”.

The post SHBA po shqyrton me kujdes mundësin e financave në një universitet të lartë zviceran appeared first on Albinfo.