Me pagesën e djeshme prej 292.614.813,00 denarë për 4.574 prodhues të qumështit
Gjatë ditës së djeshme janë paguar 4.574 prodhues të qumështit në një shumë të përgjithshme prej 292.614.813,00 denarë. Pagesa është realizuar mbi bazën e qumështit të lopës, deles dhe dhisë së prodhuar dhe dorëzuar, sipas Programit për Mbështetje Financiare në Bujqësi për vitin 2024, për periudhën korrik–dhjetor 2024. Shuma e pagesave direkte është 5 denarë […] The post Me pagesën e djeshme prej 292.614.813,00 denarë për 4.574 prodhues të qumështit appeared first on InfoShqip.com.

Gjatë ditës së djeshme janë paguar 4.574 prodhues të qumështit në një shumë të përgjithshme prej 292.614.813,00 denarë.
Pagesa është realizuar mbi bazën e qumështit të lopës, deles dhe dhisë së prodhuar dhe dorëzuar, sipas Programit për Mbështetje Financiare në Bujqësi për vitin 2024, për periudhën korrik–dhjetor 2024.
Shuma e pagesave direkte është 5 denarë për litër për qumështin e lopës dhe 6 denarë për litër për qumështin e deles dhe dhisë.
“Subvencionet mbi bazën e qumështit të prodhuar dhe dorëzuar për vitin 2024 janë paguar plotësisht. Pagesa e rregullt e subvencioneve mbetet një ndër prioritetet kryesore për të cilin po punon Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave”, shtohet në kumtesën.
The post Me pagesën e djeshme prej 292.614.813,00 denarë për 4.574 prodhues të qumështit appeared first on