SHBA: Protesta masive kundër Donald Trump
Kundër presidentit amerikan, Donald Trump, gjatë ditës së djeshme u zhvilluan protesta në të gjithë Amerikën, pasi demonstruesit dënuan goditjen e imigracionit të administratës dhe shkarkimet masive ndaj agjencive qeveritare. Nga marshimet e vogla para Shtëpisë së Bardhë deri tek demonstrate në një përkujtimore në Massachusetts të fillimit të Luftës Revolucionare 250 vjet më parë, […] The post SHBA: Protesta masive kundër Donald Trump appeared first on Albinfo.

Kundër presidentit amerikan, Donald Trump, gjatë ditës së djeshme u zhvilluan protesta në të gjithë Amerikën, pasi demonstruesit dënuan goditjen e imigracionit të administratës dhe shkarkimet masive ndaj agjencive qeveritare.
Nga marshimet e vogla para Shtëpisë së Bardhë deri tek demonstrate në një përkujtimore në Massachusetts të fillimit të Luftës Revolucionare 250 vjet më parë, ngjarjet në shenjë porteste ishin nga më të ndryshmet, transmeton albinfo.ch.
Parullat përfshinin: “Regjimi fashist Trump duhet të largohet tani”, “Pa frikë, pa urrejtje, pa ICE në shtetin tonë” dhe “Luftoni ashpër, Harvard, luftoni”, duke iu referuar refuzimit të fundit të universitetit për t’ia dorëzuar shumicën e kontrollit të tij qeverisë.
Protesta u zhvilluan edhe jashtë auto-salloneve të makinave Tesla kundër rolit që Elon Musk ka luajtur në zvogëlimin e qeverisë federale, si kryetar de facto i Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë (DOGE).
The post SHBA: Protesta masive kundër Donald Trump appeared first on Albinfo.