Shefat ushtarakë të mbi 30 shteteve mblidhen në Paris
Shefat ushtarakë të më shumë se 30 vendeve takohen sot në Paris për të diskutuar në lidhje me krijimin e forcës ndërkombëtare e cila synon të parandalojë çdo agresion të ardhshëm të Rusisë, pasi të arrihet armëpushimi në Ukrainë, shkruan The Guardian, përcjell albinfo. Takimi në Paris shënon pikën më kulminante në përpjekjet e Britanisë […] The post Shefat ushtarakë të mbi 30 shteteve mblidhen në Paris appeared first on Albinfo.

Shefat ushtarakë të më shumë se 30 vendeve takohen sot në Paris për të diskutuar në lidhje me krijimin e forcës ndërkombëtare e cila synon të parandalojë çdo agresion të ardhshëm të Rusisë, pasi të arrihet armëpushimi në Ukrainë, shkruan The Guardian, përcjell albinfo.
Takimi në Paris shënon pikën më kulminante në përpjekjet e Britanisë së Madhe dhe Francës për të unifikuar vendet e ndryshme, kryesisht evropiane, në kuadër të një “koalicioni të të vullnetshmëve”, për të mbrojtur Ukrainën duke ofruar garanci sigurie prej ndonjë pushtimi të ardhshëm nga Rusia.
Lista e vendeve pjesëmarrëse përfshinë pothuajse të gjitha vendet anëtare të NATO-s, pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pjesëmarrës në takim janë edhe fuqitë aziatike si Japonia dhe Koreja e Jugut.
Takimi kryesor, si pjesë e forumit të mbrojtjes në Paris, pritet të mbahet pasdite, me një fjalim të rëndësishëm nga presidenti francez, Emmanuel Macron, që do të shpalosë detajet e koalicionit të udhëhequr nga vendet evropiane.
The post Shefat ushtarakë të mbi 30 shteteve mblidhen në Paris appeared first on Albinfo.