Shefi i NATO-s: SHBA duhet të ndërmarrë veprime për të siguruar stabilitetin në të gjithë botën
Shtetet e Bashkuara “duhet të ndërmarrin veprime kur është e nevojshme” për të siguruar paqen në të gjithë botën. Kështu u shpreh sekretari i përgjithshëm i NATO-s të mërkurën pas samitit të aleancës në Hagë. I pyetur nga CNN në lidhje me sulmet e Presidentit të SHBA-së Donald Trump ndaj objekteve bërthamore iraniane, Mark Rutte [...]Read More...

Shtetet e Bashkuara “duhet të ndërmarrin veprime kur është e nevojshme” për të siguruar paqen në të gjithë botën. Kështu u shpreh sekretari i përgjithshëm i NATO-s të mërkurën pas samitit të aleancës në Hagë.
I pyetur nga CNN në lidhje me sulmet e Presidentit të SHBA-së Donald Trump ndaj objekteve bërthamore iraniane, Mark Rutte u tha gazetarëve: “Askush në botë nuk është në gjendje ta bëjë këtë. Vetëm Shtetet e Bashkuara.”
“Ju jeni 25% e ekonomisë botërore, ju jeni padyshim fuqia më e madhe ushtarake në botë”. Historia ju bën udhëheqës. Historia ju bën ata që duhet të ndërmarrin veprime kur është e nevojshme.”, theksoi Rutte gjatë konferencës së sotme për shtyp.
Ai tha se “studimet që po kryhen” do të përcaktojnë “se cili ka qenë saktësisht efekti i kësaj”, duke shtuar: “Personalisht jam shumë optimist se kjo i ka dhënë një goditje të madhe Iranit.”
CNN e pyeti Rutte se sa i fortë është Neni 5, i cili e angazhon aleancën për një përgjigje kolektive ndaj një sulmi ndaj çdo shteti anëtar. “Neni 5 është absolutisht i qartë dhe në të njëjtën kohë, ne gjithmonë kemi thënë se nuk do të hyjmë kurrë në detaje se kur saktësisht do të aktivizohet Neni 5”, deklaroi Rutte./abcnews.al