Shefi i OKB-së i bën thirrje Iranit të heqë dorë nga armët bërthamore

Irani duhet të bëjë një hap të parë drejt përmirësimit të marrëdhënieve me vendet në rajon dhe Shtetet e Bashkuara duke bërë të qartë se nuk synojnë të prodhojnë armë bërthamore, tha të mërkurën Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres.  “Çështja më e rëndësishme është Irani dhe marrëdhëniet midis Iranit, Izraelit dhe Shteteve të [...]Read More...

Shefi i OKB-së i bën thirrje Iranit të heqë dorë nga armët bërthamore
Irani duhet të bëjë një hap të parë drejt përmirësimit të marrëdhënieve me vendet në rajon dhe Shtetet e Bashkuara duke bërë të qartë se nuk synojnë të prodhojnë armë bërthamore, tha të mërkurën Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres.  “Çështja më e rëndësishme është Irani dhe marrëdhëniet midis Iranit, Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara”, tha Guterres në Forumin Ekonomik Botëror në Davos. “Këtu shpresa ime është që iranianët të kuptojnë se është e rëndësishme që një herë e mirë ta bëjnë të qartë se do të heqin dorë nga të kenë armë bërthamore, në të njëjtën kohë që të angazhohen në mënyrë konstruktive me vendet e tjera të rajonit.”, shtoi Guterres. /abcnews.al