Shehu: Juniku pranohet në programin e Kombeve të Bashkuara UN-Habitat Kosova
Komuna e Junikut është zyrtarisht pjesë e programit të Kombeve të Bashkuara UN-Habitat Kosova, ka njoftuar kryetari Ruzhdi Shehu, shkruan Gazeta Projekti. Ky program do t’i sjellë Junikut asistencë profesionale në planifikim urban, përkrahje për strehim të përballueshëm, si dhe zhvillim të infrastrukturës bazë si ujësjellës, kanalizime, energji dhe transport të qëndrueshëm. “Bashkëpunimi me partnerët […]

Komuna e Junikut është zyrtarisht pjesë e programit të Kombeve të Bashkuara UN-Habitat Kosova, ka njoftuar kryetari Ruzhdi Shehu, shkruan Gazeta Projekti.
Ky program do t’i sjellë Junikut asistencë profesionale në planifikim urban, përkrahje për strehim të përballueshëm, si dhe zhvillim të infrastrukturës bazë si ujësjellës, kanalizime, energji dhe transport të qëndrueshëm.
“Bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë është vlerë thelbësore e qeverisjes sonë,” ka deklaruar Shehu, duke shtuar:
“Urime të gjithëve. Vazhdojmë +4 pa balotazh.”
Statusi i tij i plotë:
Të dashur junikas,
Bashkëpunimi me partnerët tanë ndërkombëtarë është një nga vlerat kryesore të qeverisjes tonë dhe të Lidhjes Demokratike në përgjithësi.
Me kënaqësi ju njoftojmë se Komuna e Junikut zyrtarisht është pranuar në programin e Kombeve të Bashkuara – UNHabitat Kosova.
Disa nga përfitimet kryesore të Junikut nga ky program do të jenë:
– Asistencë profesionale në fushën e planifikimit urban;
– Përkrahja për strehimin e përballueshëm për të gjithë qytetarët;
– Infrastruktura dhe shërbimet bazë (qasja në ujë të pastër, kanalizime, energji dhe transport të qëndrueshëm urban);
– Përfshirja sociale dhe barazia;
– Përballja me fatkeqësitë dhe rindërtimi, etj.
Urime të gjithve. Vazhdojmë +4 pa balotazh.
#LDK113
#JunikuPërtej