Shembet çatia e qendrës tregtare/ Vriten të paktën tre persona, plagosen rreth 80
Të paktën tre persona humbën jetën, duke përfshirë një fëmijë dhe rreth 80 të tjerë u plagosën kur çatia e një qendre tregtare u shemb në qytetin Trujillo, Peru. Raportimet tregojnë se një numër i madh njerëzish janë bllokuar nën rrënoja dhe se ekipet e shpëtimit kanë mbërritur në vendngjarje. Dëshmitarët që panë të rrëzohej [...]Read More...

Të paktën tre persona humbën jetën, duke përfshirë një fëmijë dhe rreth 80 të tjerë u plagosën kur çatia e një qendre tregtare u shemb në qytetin Trujillo, Peru.
Raportimet tregojnë se një numër i madh njerëzish janë bllokuar nën rrënoja dhe se ekipet e shpëtimit kanë mbërritur në vendngjarje.
Dëshmitarët që panë të rrëzohej çatia e qendrës tregtare konfirmuan për mediat se dëgjuan një tingull shpues përpara se çatia të binte papritmas.
“Ishte një zhurmë shumë e fortë dhe më pas një re pluhuri mbuloi gjithçka”, tha një dëshmitar okular.
Real Plaza, e cila operon një zinxhir qendrash tregtare në 13 qytete në Peru, njoftoi se do të mbyllë të gjitha dyqanet në objektet e saj sot në shenjë respekti për viktimat e ngjarjes tragjike./abcnews.al