Shembja e një çatie i merr jetën 19-vjeçarit shqiptar në Santorini

Një aksident i rëndë në punë i mori jetën një 19-vjeçari shqiptar mesditën e 20 shkurtit në Santorini, përcjell albinfo.ch. I riu humbi jetën pasi u zu poshtë nga shembja e një çatie, ndërsa po kryente punime ndërtimore në objektin ku punonte në zonën e Imeroviglit, Thira. Sipas raportimeve të Cyclades24.gr, policia ka arrestuar pronarin […] The post Shembja e një çatie i merr jetën 19-vjeçarit shqiptar në Santorini appeared first on Albinfo.

Shembja e një çatie i merr jetën 19-vjeçarit shqiptar në Santorini

Një aksident i rëndë në punë i mori jetën një 19-vjeçari shqiptar mesditën e 20 shkurtit në Santorini, përcjell albinfo.ch.

I riu humbi jetën pasi u zu poshtë nga shembja e një çatie, ndërsa po kryente punime ndërtimore në objektin ku punonte në zonën e Imeroviglit, Thira.

Sipas raportimeve të Cyclades24.gr, policia ka arrestuar pronarin e objektit si dhe përgjegjësin e punimeve, ndërkohë që Nëndrejtoria e Policisë së Thirës po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

Autoritetet bëjnë me dije se aksidenti nuk ka lidhje me lëkundjet sizmike të fundit në rajon, megjithatë, Prokuroria e Naxosit ka urdhëruar një hetim shtesë mbi rastin.

Burime nga policia konfirmojnë se zona ku po zhvilloheshin punimet nuk bënte pjesë në territorin e ndaluar për ndërtime.

Sidoqoftë, është konstatuar se pronari i objektit nuk dispononte lejen e nevojshme për kryerjen e punimeve ndërtimore.

Hetimet mbi këtë rast tragjik vijojnë, ndërsa ngjarja ka risjellë në vëmendje çështjen e sigurisë në vendet e punës dhe respektimin e rregullave në sektorin e ndërtimit.

The post Shembja e një çatie i merr jetën 19-vjeçarit shqiptar në Santorini appeared first on Albinfo.