Shërbimet Konsullore në Ambasadën e Kosovës në Austri vetëm me termin nga 21 prilli

Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri ka njoftuar se duke filluar nga data 21 prill 2025, të gjitha shërbimet konsullore, përfshirë lëshimin e pasaportave, letërnjoftimeve, certifikatave dhe dokumenteve të tjera, do të ofrohen vetëm me termin të caktuar paraprakisht. Caktimi i terminit bëhet përmes platformës zyrtare elektronike E-Kosova, në këtë link: https://ekosova.rks-gov.net/Public/497 Për të […] The post Shërbimet Konsullore në Ambasadën e Kosovës në Austri vetëm me termin nga 21 prilli appeared first on Albinfo.

Shërbimet Konsullore në Ambasadën e Kosovës në Austri vetëm me termin nga 21 prilli

Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri ka njoftuar se duke filluar nga data 21 prill 2025, të gjitha shërbimet konsullore, përfshirë lëshimin e pasaportave, letërnjoftimeve, certifikatave dhe dokumenteve të tjera, do të ofrohen vetëm me termin të caktuar paraprakisht.

Caktimi i terminit bëhet përmes platformës zyrtare elektronike E-Kosova, në këtë link:

Për të rezervuar një termin, qytetarët duhet të ndjekin këto hapa:

Hyni në platformën E-Kosova Zgjidhni seksionin Shërbimet Konsullore Klikoni në opsionin Terminet për misionet diplomatike dhe konsullore të Republikës së Kosovës Zgjidhni Ambasada – Austria, Vjenë Zgjidhni shërbimin e dëshiruar dhe plotësoni aplikimin

Sipas terminit të konfirmuar, qytetarët duhet të paraqiten në Ambasadë në adresën: Wohllebengasse 4, Top 3, 1040 Vjenë

Për informata shtesë, qytetarët mund të kontaktojnë Ambasadën përmes: Email: consulate.vienna@ dhe përmes telefonit: Tel: +43 1 504 74 00

Orari i punës me palë: E hënë – E enjte: 09:00 – 12:00 dhe 13:30 – 15:30

 

The post Shërbimet Konsullore në Ambasadën e Kosovës në Austri vetëm me termin nga 21 prilli appeared first on Albinfo.