Shërbimet sekrete daneze paralajmërojnë ndërhyrje në zgjedhjet e Groenlandës
Shërbimet sekrete të Danimarkës lëshuan sot një paralajmërim se zgjedhjet e ardhshme në territorin autonom danez të Groenlandës mund të jenë subjekt i ndërhyrjes së huaj. ”Rritja e konkurrencës për Arktikun midis fuqive botërore, së bashku me debatet për sigurinë ndërkombëtare dhe pavarësinë territoriale, kanë çuar në shpërndarjen e informacioneve të rremë, kryesisht përmes medias [...]Read More...

Shërbimet sekrete të Danimarkës lëshuan sot një paralajmërim se zgjedhjet e ardhshme në territorin autonom danez të Groenlandës mund të jenë subjekt i ndërhyrjes së huaj.
”Rritja e konkurrencës për Arktikun midis fuqive botërore, së bashku me debatet për sigurinë ndërkombëtare dhe pavarësinë territoriale, kanë çuar në shpërndarjen e informacioneve të rremë, kryesisht përmes medias sociale”, paralajmëruan ato.
”Situata aktuale mund të përdoret nga fuqitë e huaja për të nxitur interesat e tyre”, theksuan agjencitë.
”Interesi për territorin e shprehur nga presidenti amerikan Donald Trump dhe shpërndarja e informacioneve të rreme mund të përdoret nga fuqitë e huaja si dezinformacion”, thanë ato.
Në vlerësim përmendet Rusia me emër, duke thënë se ajo kishte një interes të fortë në përçarjen midis anëtarëve të NATO-s dhe në dobësimin e vendeve perëndimore.
Groenlanda shkon në votime për të zgjedhur një parlament të ri më 11 mars.
Trump ka shprehur vazhdimisht interesin e SHBA për të marrë kontrollin e atij që konsiderohet ishulli më i madh në botë, duke mos përjashtuar mundësinë e forcës ushtarake apo ekonomike.
Qeveria e Groenlandës ka theksuar synimin e saj për pavarësi më të madhe nga Mbretëria e Danimarkës, pa u bërë pjesë e Shteteve të Bashkuara.