Shërbimet sekrete në SHBA: Kina po përpiqet të rekrutojë punonjës të administratës amerikane përmes mashtrimit

Agjencia e Inteligjencës së SHBA-së bëri me dije se Kina po përdor metoda mashtruese për të rekrutuar ish-pilotë ushtarakë perëndimorë dhe anëtarë të tjerë të shërbimit, me synimin për të trajnuar aviatorët e saj. Pekini ka luftuar me operacionet e tij ajrore, duke përfshirë aftësitë e pilotëve dhe aftësitë teknike për të kundërshtuar taktikat e [...]Read More...

Shërbimet sekrete në SHBA: Kina po përpiqet të rekrutojë punonjës të administratës amerikane përmes mashtrimit

Agjencia e Inteligjencës së SHBA-së bëri me dije se Kina po përdor metoda mashtruese për të rekrutuar ish-pilotë ushtarakë perëndimorë dhe anëtarë të tjerë të shërbimit, me synimin për të trajnuar aviatorët e saj. Pekini ka luftuar me operacionet e tij ajrore, duke përfshirë aftësitë e pilotëve dhe aftësitë teknike për të kundërshtuar taktikat e aviacionit perëndimor. Sipas një zyrtari amerikan, pilotët e stërvitur nga perëndimi mund t’i mësojnë personelit ushtarak kinez çdo gjë, nga taktikat e luftimit ajror deri te mënyra e uljes në një aeroplanmbajtëse. Ata gjithashtu mund t’i japin Kinës një dritare të çmuar se si ajo mund të kundërshtojë taktikat luftarake perëndimore.

Ky paralajmërim vjen pas një serie masash të SHBA-së për të frenuar zhvillimin e Kinës, përfshirë sanksione dhe kufizime ndaj import-eksportit të teknologjive të avancuara. Këto veprime kanë krijuar ndikim të thellë në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe në ekonomi, jo vetëm midis dy fuqive të mëdha, por edhe për shumë shtete të tjera, përfshirë Bashkimin Europian dhe shumë ekonomitë e zhvilluara dhe në zhvillim të mbarë botës.

Për më tepër, gjatë një takimi në Pekin, ministri i Jashtëm kinez i bëri thirrje homologut të tij amerikan, Antony Blinken, që të respektojë “vijat e kuqe” të Kinës. Ai theksoi se konkurrenca duhet të jetë e rregullt dhe e shëndetshme, jo një goditje apo shtypje pa kufinj dhe me qëllime keqdashëse.

/ abcnews.al