Vajza e Ramadan Nishorit: Ai theu heshtjen jo vetëm për veten, të dua përjetësisht
Flutura Nishori tha se babai i saj Ramadan Nishori është frymëzim për shumë burra “që ende nuk mund të flasin”. Ramadan Nishori rrëfeu sot publikisht se si ishte dhunuar seksualisht nga policët serbë gjatë vitit 1998 në moshën 21-vjeçare. Vajza e tij, Flutura Nishori, tha se dita e sotme është një përkujtim për atë që

Flutura Nishori tha se babai i saj Ramadan Nishori është frymëzim për shumë burra “që ende nuk mund të flasin”.
Ramadan Nishori rrëfeu sot publikisht se si ishte dhunuar seksualisht nga policët serbë gjatë vitit 1998 në moshën 21-vjeçare.
Vajza e tij, Flutura Nishori, tha se dita e sotme është një përkujtim për atë që ka mbijetuar populli shqiptar i Kosovës.
“Në një shoqëri ku burrat rrallëherë ndihen të sigurt për të treguar plagët e tyre më të thella, ai theu heshtjen jo vetëm për veten, por për të gjithë ata që ende nuk mund të flasin. Ky njeri është njeriu më i vlefshëm në jetën time, babi. Historia e babit nuk është e vetmja”, tha ajo.
“Lufta nuk njeh rregulla dhe pasojat gjithmonë janë shumë të mëdha, por jetesa dhe shërimi janë shumë më të mëdha se pasojat! Dita e sotme le të jetë një përkujtim që kemi mbijetu dhe kurrë nuk jemi vetëm! Babush, drita e syve të mi, faleminderit që kurrë nuk je dorëzu e ke gjetë forcë me ma mbajt dorën n’këtë botë mizore! Jam tepër krenare me ty! Të dua përjetësisht!”.