Shfaqen grafite me emër të kriminelit të luftës Ratko Mladiq në qendër të Bujanocit

Politikani nga Lugina e Preshevës, Ragmi Mustafi ka njoftuar se në qendër të Bujanocit janë shfaqur grafite me emrin e kriminelit të luftës Ratko Mladiq. Ai në një postim në Facebook tha se shfaqja e tyre është dëshmi e rrënimit të sigurisë dhe mosndëshkimit institucional. “Në një qytet me shumicë shqiptare, në vitin 2025, të

Shfaqen grafite me emër të kriminelit të luftës Ratko Mladiq në qendër të Bujanocit

Politikani nga Lugina e Preshevës, Ragmi Mustafi ka njoftuar se në qendër të Bujanocit janë shfaqur grafite me emrin e kriminelit të luftës Ratko Mladiq.

Ai në një postim në Facebook tha se shfaqja e tyre është dëshmi e rrënimit të sigurisë dhe mosndëshkimit institucional.

“Në një qytet me shumicë shqiptare, në vitin 2025, të shfaqet publikisht emri i gjeneralit të dënuar për gjenocid në Srebrenicë, bashkë me simbole nacionaliste e urrejtëse, është dëshmi e qartë e rrënimit të sigurisë publike dhe mosndëshkimit institucional”.

“Në gusht, u thye billboard-i i Komandant Lleshit, në përvjetorin e rënies së tij. Asnjë reagim nga autoritetet. As policore. As institucionale. Paraprakisht ishin shfaqë grafite me thirrje për vrasje të shqiptarëve dy herë tek Shtëpia e Shëndetit. Prapë heshtje. Sot, kemi këtë: “РАТКО МЛАДИЋ” me të kuqe në qendër të qytetit me katër C. E njohim mirë këtë stil. Nacionalizëm, provokim dhe frikësim i qëllimshëm i shqiptarëve në vendin e tyre”, tha ai.