Shkak ishte Egli? Pas hedhjes nga muri, reagojnë familjarët e Gjestit?

Një postim i rishpërndarë në faqen zyrtare të Gjestit në Instagram ka ndezur spekulime mbi largimin e tij të papritur nga shtëpia e Big Brother VIP Albania. Anaid Kaloti publikoi një mesazh ku kërkoi “një urdhër mbrojtjeje për Gjestin”, duke thënë se ai “u hodh sepse nuk duronte më Eglin” dhe se “nuk e bëri […]

Shkak ishte Egli? Pas hedhjes nga muri, reagojnë familjarët e Gjestit?

Një postim i rishpërndarë në faqen zyrtare të Gjestit në Instagram ka ndezur spekulime mbi largimin e tij të papritur nga shtëpia e Big Brother VIP Albania.

Anaid Kaloti publikoi një mesazh ku kërkoi “një urdhër mbrojtjeje për Gjestin”, duke thënë se ai “u hodh sepse nuk duronte më Eglin” dhe se “nuk e bëri për lojë.”

Ky postim u shpërnda më pas nga familjarët e Gjestit në InstaStory, duke shtuar dyshimet mbi arsyet e tij.

Pas rikthimit, ai i është rrëfyer Eglit për momentin e tij të vështirë.
“M’u ngushtua zemra. Më kapi me bo diçka. Më erdhi me dalë…”, tregon Gjesti, ndërsa produksioni hoqi sërish kamerat.
Situata ka ndezur debat mes ndjekësve, të cilët presin një reagim nga produksioni.