Shkëmbehen mbi një mijë të burgosur lufte/ Ukraina dhe Rusia arrijnë marrëveshjen në Stamboll
Ukrain dhe Rusia arrijnë marrëveshje në Stamboll, për shkëmbimin e mbi një mijë të burgosurve të luftës. Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Rustem Umerov, ka dhënë një konferencë për gazetarët ukrainas pasi bisedimet me Rusinë kanë përfunduar, shkruan BBC. “Kemi diskutuar çështjen e armëpushimit. Dhe çështjen e shkëmbimeve të të burgosurve. Rezultati është shkëmbimi i 1,000 [...]Read More...

Ukrain dhe Rusia arrijnë marrëveshje në Stamboll, për shkëmbimin e mbi një mijë të burgosurve të luftës.
Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Rustem Umerov, ka dhënë një konferencë për gazetarët ukrainas pasi bisedimet me Rusinë kanë përfunduar, shkruan BBC.
“Kemi diskutuar çështjen e armëpushimit. Dhe çështjen e shkëmbimeve të të burgosurve. Rezultati është shkëmbimi i 1,000 personave për 1,000. Ky është rezultati i takimit tonë. Data është caktuar, por nuk do të bëhet publike, tha ai.
Umerov tha gjithashtu se u diskutua një takim i mundshëm midis Volodymyr Zelensky dhe Vladimir Putin dhe se së shpejti do të njoftohet një njoftim për një raund të ri të mundshëm bisedimesh.