Shkon në 6 numri i viktimave në Jerusalem, kryeministri Netanyahu në vendngjarje
Gjashtë persona kanë humbur jetën, sipas izraelites Haaretz dhe të paktën 21 të tjerë janë plagosur në një sulm të dyshuar terrorist me armë zjarri në Jerusalemin Lindor. Shtatë prej të plagosurve rezultojnë në gjendje kritike për jetën. Sipas mediave izraelite, ngjarja ndodhi në zonën e Ramotit, një koloni ilegale izraelite në Jerusalemin lindor, pranë [...]Read More...

Gjashtë persona kanë humbur jetën, sipas izraelites Haaretz dhe të paktën 21 të tjerë janë plagosur në një sulm të dyshuar terrorist me armë zjarri në Jerusalemin Lindor. Shtatë prej të plagosurve rezultojnë në gjendje kritike për jetën.
Sipas mediave izraelite, ngjarja ndodhi në zonën e Ramotit, një koloni ilegale izraelite në Jerusalemin lindor, pranë një stacioni autobusi. Autoritetet konfirmuan se dy nga autorët e sulmit janë “neutralizuar”.
Ndërkohë që kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është në vendngjarje, së bashku me Ministrin e Sigurisë Kombëtare Itamar Ben-Gvir./abcnews.al