Nga Shkupi në Prishtinë me trenë

Nga Shkupi në Prishtinë me trenë

Ministri i Transportit i Maqedonisë së Veriut, Aleksandar Nikolloski, ka paralajmëruar krijimin e një linje të drejtpërdrejtë hekurudhore ndërmjet Shkupit dhe Prishtinës.

Aktualisht po punohet për krijimin e kushteve të nevojshme, ndërsa qarkullimi i trenave pritet të nisë gjatë vitit të ardhshëm.

Linja e re do të lehtësonte udhëtimin e qytetarëve dhe do të forconte lidhjet rajonale e bashkëpunimin ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. (INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.