Shoku i Festim Isufit tregon shkakun që e çoi drejt vdekjes dizajnerin

Një ngjarje tragjike ka tronditur opinionin publik në Kosovë, pasi dizajneri i njohur Festim Isufi është gjetur pa shenja jete mëngjesin e së premtes në Rrugën B, në Prishtinë. Në të njëjtën ngjarje është lënduar bashkëshortja e tij, Rina Maloku, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Rrethanat e sakta të vdekjes së Isufit ende […]

Shoku i Festim Isufit tregon shkakun që e çoi drejt vdekjes dizajnerin

Një ngjarje tragjike ka tronditur opinionin publik në Kosovë, pasi dizajneri i njohur Festim Isufi është gjetur pa shenja jete mëngjesin e së premtes në Rrugën B, në Prishtinë.

Në të njëjtën ngjarje është lënduar bashkëshortja e tij, Rina Maloku, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Rrethanat e sakta të vdekjes së Isufit ende nuk janë bërë të ditura zyrtarisht, ndërsa prokuroria ka nisur hetimet.

Një mik i afërt i Festimit, duke folur për media, ka ngritur dyshime se shkaku i këtij akti të rëndë mund të ketë qenë gjendja e vështirë financiare.

“24 orë më herët e kishte postuar në rrjete sociale një ofertë me 70% zbritje. Mua më duket se ishte pikërisht gjendja financiare. Nuk i kishte ecur mirë. Çdo njeri kalon nëpër kriza, por kjo është një humbje e madhe për të gjithë ne që e kemi njohur Festimin. Ka qenë një djalë i sjellshëm, i edukuar, kurrë nuk ka lënduar askënd,” u shpreh ai për T7, duke shtuar se i kishte shkruar bashkëshortes së Festimit, por nuk kishte marrë përgjigje.