Shpenzimet e kujdesit shëndetësor në Zvicër u rriten me 2.4% në vitin 2023
Shpenzimet për kujdesin shëndetësor në Zvicër vazhdojnë të rriten, duke arritur në rreth 94 miliardë franga në vitin 2023, një rritje prej 2.4% krahasuar me vitin e kaluar, sipas të dhënave të publikuara nga Zyrën Federale të Statistikave (FSO). Për vitin 2024, FSO parashikon një rritje të mëtejshme prej 3%, duke e çuar vlerën totale […] The post Shpenzimet e kujdesit shëndetësor në Zvicër u rriten me 2.4% në vitin 2023 appeared first on Albinfo.

Shpenzimet për kujdesin shëndetësor në Zvicër vazhdojnë të rriten, duke arritur në rreth 94 miliardë franga në vitin 2023, një rritje prej 2.4% krahasuar me vitin e kaluar, sipas të dhënave të publikuara nga Zyrën Federale të Statistikave (FSO). Për vitin 2024, FSO parashikon një rritje të mëtejshme prej 3%, duke e çuar vlerën totale të shpenzimeve shëndetësore në rreth 97 miliardë franga, shkruan SRF, transmeton albinfo.ch.
Mbi 60% e shpenzimeve për kujdesin shëndetësor janë financuar nga familjet zvicerane. Gjatë vitit 2023, familjet private kontribuan me rreth 22% të kostove nga xhepat e tyre, ndërsa 40% e kostove u mbuluan përmes primeve të sigurimit shëndetësor. Kostot e mbetura u përballuan nga kantonet.
Një rritje e ndjeshme u shënua në vitin 2023 në kostot e shërbimeve të ofruara nga spitale dhe zyra mjekësore, të cilat u rritën me 6% krahasuar me vitin 2022. Ndërkohë, shpenzimet për ilaçet dhe pajisjet terapeutike u rritën më ngadalë, me një rritje prej 3.4%, transmeton albinfo.ch.
The post Shpenzimet e kujdesit shëndetësor në Zvicër u rriten me 2.4% në vitin 2023 appeared first on Albinfo.