Shpërthim në një restorant në Çeki, regjistrohen gjashtë viktima dhe tetë të plagosur
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një restorant në verilindjen të Çekisë ku për pasojë mbetën viktima gjashtë persona. Sipas informacioneve nga mediat lokale, një bombulë propan- butani shpërtheu duke shkaktuar një zjarr masiv në ndërtesë. Tetë persona u plagosën nga shpërthimi që ndodhi vonë mbrëmjen e së shtunës dhe 30 persona u evakuuan [...]Read More...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një restorant në verilindjen të Çekisë ku për pasojë mbetën viktima gjashtë persona.
Sipas informacioneve nga mediat lokale, një bombulë propan- butani shpërtheu duke shkaktuar një zjarr masiv në ndërtesë. Tetë persona u plagosën nga shpërthimi që ndodhi vonë mbrëmjen e së shtunës dhe 30 persona u evakuuan nga restoranti dhe ndërtesat përreth, sipas shërbimit të zjarrfikësve të Çekisë në platformën sociale X.
Zjarrfikësit thanë se ka shpëtuar një klient të plagosur rëndë nga restoranti, i cili ishte bllokuar në tualet. Rreth 20 klientë ndodheshin në restorant në momentin e shpërthimit, raportoi Radio Çekia. / abcnews.al