Shpërthime në Teheran, vijojnë sulmet izraelite
Banorët në kryeqytetin e Iranit, Teheran i thanë CNN-së se ndien shpërthime të reja që tronditën qytetin të dielën pasdite. Mediat shtetërore raportuan shpërthime në disa zona banimi në perëndim të qytetit dhe treguan re tymi që ngriheshin lart. Një video tregonte një makinë në flakë dhe rrugën e mbuluar nga pluhuri. Shkalla e plotë [...]Read More...

Banorët në kryeqytetin e Iranit, Teheran i thanë CNN-së se ndien shpërthime të reja që tronditën qytetin të dielën pasdite.
Mediat shtetërore raportuan shpërthime në disa zona banimi në perëndim të qytetit dhe treguan re tymi që ngriheshin lart. Një video tregonte një makinë në flakë dhe rrugën e mbuluar nga pluhuri.
Shkalla e plotë e dëmit ose nëse ka viktima është e paqartë.
Ushtria izraelite po jepte një informim ndërsa dolën raportet, me një zëdhënës që tha se sulme të mëtejshme ishin duke u zhvilluar.
“Ne nuk ndalemi së sulmuari për asnjë moment”, tha zëdhënësja e Forcave të Mbrojtjes së Izraelit, Effie Defrin. “Edhe në këtë kohë, ne vazhdojmë të sulmojmë dhjetëra objektiva të ndryshme shtesë në Teheran.”, shtoi ajo./abcnews.al