Shpërthimi në Zveçan, reagon Posta e Kosovës: Ky akt krimi*nal nuk na zmbraps
Një granatë dore ka shpërthyer brenda objektit të Postës së Kosovës në Zveçan pak pas mesnatës të martën. Policia bëri të ditur se një tjetër granatë e kanë shpërthyer në mënyrë të kontrolluar. Në lidhje me këtë sulm ka reaguar Posta e Kosovës. Ndërmarrja Publike në fjalë, këtë sulm e quan akt kriminal, e po

Një granatë dore ka shpërthyer brenda objektit të Postës së Kosovës në Zveçan pak pas mesnatës të martën.
Policia bëri të ditur se një tjetër granatë e kanë shpërthyer në mënyrë të kontrolluar.
Në lidhje me këtë sulm ka reaguar Posta e Kosovës.
Ndërmarrja Publike në fjalë, këtë sulm e quan akt kriminal, e po ashtu kërkon nga autoritetet hetim të plotë të rastit.
Ndër të tjera, Posta e Kosovës është zotuar se do të vazhdojë punën me përkushtim duke ofruar shërbime cilësore.
“Njoftojmë qytetarët se në këtë qytet vazhdon të jetë funksionale edhe zyra postare Zveçan-1, e cila ndodhet në objektin e Komunës. Falënderojmë Policinë e Kosovës për reagimin e shpejtë dhe profesional. Së shpejti edhe zyra postare Zveçan-2 do të rikthehet në shërbim të qytetarëve”, thuhet në reagimin e Postës së Kosovës,