Shqipëri – Angli, formacionet e mundshme

Përzgjedhësi i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho pritet t’i bëjë disa ndryshime për ndeshjen e sotme (e premte) ndaj Anglisë, përcjell albinfo.ch. Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë sot në udhëtim te Anglia, ndeshjen e parë kualifikuese për Kampionatin Botëror 2026. Ky takim është paraparë të zhvillohet në stadiumin Wembley me fillim nga ora 20:45 dhe […] The post Shqipëri – Angli, formacionet e mundshme appeared first on Albinfo.

Shqipëri – Angli, formacionet e mundshme

Përzgjedhësi i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho pritet t’i bëjë disa ndryshime për ndeshjen e sotme (e premte) ndaj Anglisë, përcjell albinfo.ch.

Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë sot në udhëtim te Anglia, ndeshjen e parë kualifikuese për Kampionatin Botëror 2026.

Ky takim është paraparë të zhvillohet në stadiumin Wembley me fillim nga ora 20:45 dhe djelmoshat kuqezi janë gati për këtë përballje.

Megjithatë, përzgjedhësi Sylvinho duket t’i bëjë disa zgjedhje të detyruara shkaku i lëndimit të disa lojtarëve.

Telegrafi mëson se trajneri brazilian do t’i besojë skemës 4-3-3, ku në portë do të jetë Thomas Strakosha.

Në mbrojtje, Ivan Balliu është i sigurt në të djathtë dhe Berat Gjimishiti në qendër, teksa dy vendet tjera pritet të zihen Naser Aliji në të majtë dhe nga Arlind Ajeti që do ta zëvendësoj Ardian Ismajlin, i cili nuk është 100 për qind.

The post Shqipëri – Angli, formacionet e mundshme appeared first on Albinfo.