Shqipëri: Gjysmë milioni vizitorë të huaj në janar, rritje krahasuar me vitet e kaluara
560 mijë vizitorë të huaj ka pritur Shqipëria gjatë janarit të këtij viti, një rritje kjo për 14,5% më shumë se viti i kaluar dhe gati 3 herë më shumë krahasuar me 3 vjet më parë. Të dhënat u publikuan nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. “Më shumë se gjysmë milionë vizitorë e turistë të […] The post Shqipëri: Gjysmë milioni vizitorë të huaj në janar, rritje krahasuar me vitet e kaluara appeared first on Albinfo.

560 mijë vizitorë të huaj ka pritur Shqipëria gjatë janarit të këtij viti, një rritje kjo për 14,5% më shumë se viti i kaluar dhe gati 3 herë më shumë krahasuar me 3 vjet më parë. Të dhënat u publikuan nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.
“Më shumë se gjysmë milionë vizitorë e turistë të huaj vetëm në muajin e parë të vitit, kur ende turizmi ynë malor ka nevojë për më shumë investime, tregojnë se Shqipëria e ka lënë pas turizmin sezonal dhe ka konsoliduar një kapitull të ri në turizmin e qëndrueshëm ku po vizitohet nëpër bujtina, shtigje malore, ngjitje majash, qytete historike, muze e kështjella, ndërsa në katër vitet e ardhshme do të jetë kampione absolute e Ballkanit në këtë industri”, shkruan ai.
The post Shqipëri: Gjysmë milioni vizitorë të huaj në janar, rritje krahasuar me vitet e kaluara appeared first on Albinfo.