Shqipëria shënon fitoren e parë në rrugëtimin drejt Botërorit 2026

Mbrëmja e sotme në stadiumin Air Albania ishte e mbushur me emocion dhe festë kuqezi. Kombëtarja shqiptare ka arritur fitoren e parë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026 pas humbjes nga Anglia, duke mposhtur kësaj radhe Andorën me rezultatin 3-0. Kuqezinjtë e nisën ndeshjen në mënyrë perfekte, duke marrë kontrollin e lojës që […] The post Shqipëria shënon fitoren e parë në rrugëtimin drejt Botërorit 2026 appeared first on Albinfo.

Shqipëria shënon fitoren e parë në rrugëtimin drejt Botërorit 2026

Mbrëmja e sotme në stadiumin Air Albania ishte e mbushur me emocion dhe festë kuqezi. Kombëtarja shqiptare ka arritur fitoren e parë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026 pas humbjes nga Anglia, duke mposhtur kësaj radhe Andorën me rezultatin 3-0.

Kuqezinjtë e nisën ndeshjen në mënyrë perfekte, duke marrë kontrollin e lojës që në minutat e para. Sulmuesi Rei Manaj tregoi formën e tij të shkëlqyer, duke realizuar dy gola të shpejtë në minutat 9 dhe 19, transmeton albinfo.ch.

Fitorja u vulos në minutat e fundit të takimit, kur Myrto Uzuni shënoi golin e tretë, duke i dhënë Shqipërisë tre pikët e para në grupin K të kualifikimeve.

Me këtë fitore, Shqipëria i mbyll ndeshjet e marsit me tre pikë dhe ndez “motorët” për ndeshjen e madhe me Serbinë, e cila do të zhvillohet në “Arenën Kombëtare” më 7 qershor, ora 20:45

The post Shqipëria shënon fitoren e parë në rrugëtimin drejt Botërorit 2026 appeared first on Albinfo.