Shqipëria U-15 fiton ndaj Zvicrës U-15 me përmbysje 2-1
Kombëtarja shqiptare e moshës U-15 ka fituar me rezultat 2-1 ndaj Zvicrës U-15 në ndeshjen e parë miqësore të zhvilluar më 3 qershor 2025. Ndeshja u zhvillua në kuadër të një grumbullimi ndërkombëtar dhe shërbeu si test për të dy ekipet. Zvicra kaloi e para në avantazh në minutën e 19-të me golin e Zanovello […] The post Shqipëria U-15 fiton ndaj Zvicrës U-15 me përmbysje 2-1 appeared first on Albinfo.

Kombëtarja shqiptare e moshës U-15 ka fituar me rezultat 2-1 ndaj Zvicrës U-15 në ndeshjen e parë miqësore të zhvilluar më 3 qershor 2025.
Ndeshja u zhvillua në kuadër të një grumbullimi ndërkombëtar dhe shërbeu si test për të dy ekipet.
Zvicra kaloi e para në avantazh në minutën e 19-të me golin e Zanovello Timothy. Shqipëria barazoi në minutën e 26-të me golin e Sebastian Sinës.
Goli i fitores për Shqipërinë u shënua në pjesën e dytë nga Haxhi Rrena, në minutën e 76-të.
Skuadra shqiptare drejtohet nga trajneri Armand Dama. Formacioni që e nisi ndeshjen ishte: Hoxha (kapiten), Ibrahimi, Neza, Muji, Cekrezi, Sina, Çomo, Perlala, Basha, Hyseni dhe Sharka.
Ndeshja e dytë mes dy ekipeve do të luhet më 5 qershor 2025, në orën 10:00.
The post Shqipëria U-15 fiton ndaj Zvicrës U-15 me përmbysje 2-1 appeared first on Albinfo.