Pas të shtënave në Aarau, priten masa më të rrepta sigurie në ngjarjet publike në Zvicër

Ngjarjet e mëdha publike në Zvicër pritet të përballen me kontrolle më të rrepta të sigurisë pas sulmit me armë në Aarau, ku një grua 22-vjeçare humbi jetën dhe disa persona të tjerë u plagosën.
Ish-shefi kombëtar i sigurisë, André Duvillard, vlerëson se kontrollet e zakonshme të çantave mund të mos jenë më të mjaftueshme.
Sipas tij, organizatorët e ngjarjeve të mëdha mund të detyrohen të përdorin edhe porta kontrolli me rreze X për të rritur nivelin e sigurisë, transmeton albinfo.ch.
Duvillard e përshkruan Aarau-n si një qytet tipik zviceran ku zhvillohen shumë aktivitete publike, duke theksuar se incidenti tregon se rreziqe të tilla nuk kufizohen vetëm në metropole apo ngjarje të profilit të lartë.
Masat fizike të sigurisë tashmë janë bërë më të zakonshme në Zvicër. Blloqet e betonit dhe barrierat mbrojtëse, për shembull, përdoren në ngjarje të mëdha si Fête des vendanges në Neuchâtel – masa që një dekadë më parë ishin pothuajse të paimagjinueshme.
Ndërkohë, autoritetet kanë bërë të ditur më 2 shtator se një 43-vjeçar zviceran dyshohet me probabilitet shumë të lartë si autori i sulmit në Aarau. Hetimet po vazhdojnë për të përcaktuar motivin.
The post Pas të shtënave në Aarau, priten masa më të rrepta sigurie në ngjarjet publike në Zvicër appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



