Shtesat për fëmijë në rritje, mbi 404 mijë përfitues vetëm në mars

Shtesat për fëmijë në rritje, mbi 404 mijë përfitues vetëm në mars
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar raportin për Statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin mars 2026, duke nxjerrë në pah rritjen e numrit të përfituesve në disa prej skemave kryesore sociale.
Si rritje e numrit të përfituesve janë shtesat për fëmijë ku sipas të dhënave në muajin mars përfituan 404.233 fëmijë me vlerën 14 milionë e 649 mijë e 495 euro.
Sipas të dhënave zyrtare, numri më i madh i përfituesve vazhdon të jetë i përqendruar te të moshuarit, kategoritë e dala nga lufta dhe familjet në nevojë sociale. Megjithatë, vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe programit për shtesat për fëmijë, i cili gjatë këtij muaji ka regjistruar një numër të lartë përfituesish.
Ky program konsiderohet një nga mbështetjet kryesore për familjet, duke synuar lehtësimin e barrës ekonomike dhe përmirësimin e mirëqenies së fëmijëve në vend.
Raporti gjithashtu përfshin edhe skema të tjera të rëndësishme si pensionet familjare, pensionet për personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë, pensionet për familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës, pensionet e Forcës së Sigurisë së Kosovës, si dhe pensionet e Trepçës.
Burimi i lajmit:orainfo.net
Shënim: Ky material është marrë nga burime publike në internet dhe është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.Portali nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen origjinale të publikuar nga burimi. Nëse keni ankesa apo kërkesa për heqje materiali, ju lutem na kontaktoni në facebook/KosovaToday Faleminderit për mirëkuptimin.



