Shteti evropian që vendosi të vrasë 350 arinj, i cilëson rrezik për njerëzit
Qeveria e Sllovakisë ka miratuar një plan për të vrarë 350 arinj, pas një sulmi vdekjeprurës ndaj një burri 59-vjeçar në qendër të vendit. Ministri i Mjedisit, Tomáš Taraba, deklaroi se sulmet e arinjve ndaj njerëzve janë shtuar ndjeshëm, me 1,900 incidente vetëm vitin e kaluar. Popullsia e arinjve të kafenjtë në Sllovaki llogaritet mbi […] The post Shteti evropian që vendosi të vrasë 350 arinj, i cilëson rrezik për njerëzit appeared first on Albinfo.

Qeveria e Sllovakisë ka miratuar një plan për të vrarë 350 arinj, pas një sulmi vdekjeprurës ndaj një burri 59-vjeçar në qendër të vendit. Ministri i Mjedisit, Tomáš Taraba, deklaroi se sulmet e arinjve ndaj njerëzve janë shtuar ndjeshëm, me 1,900 incidente vetëm vitin e kaluar. Popullsia e arinjve të kafenjtë në Sllovaki llogaritet mbi 1,000.
“Kjo nuk është jetë normale. Njerëzit nuk mund të kenë frikë të shkojnë në pyll,” u shpreh Kryeministri Robert Fico. Në 55 nga 72 qarqet e vendit është shpallur gjendje emergjence, duke i dhënë Ministrisë së Mjedisit të drejtën të lëshojë direkt leje për gjuetinë, shkruan A2 CNN, transmeton albinfo.ch.
Organizatat mjedisore e kritikuan vendimin, duke e quajtur shkelje të detyrimeve ndërkombëtare të Sllovakisë dhe duke kërkuar masa parandaluese në vend të vrasjeve. Deri tani, për vitin 2024 ishin lejuar të vriteshin vetëm 144 arinj.
The post Shteti evropian që vendosi të vrasë 350 arinj, i cilëson rrezik për njerëzit appeared first on Albinfo.