Shtrenjtohen biletat për Tetovë-Shkup, Kumanovë-Shkup dhe drejtime tjera

Shtrenjtohen biletat për Tetovë-Shkup, Kumanovë-Shkup dhe drejtime tjera

Çmimet e biletave të autobusëve për transportin ndërurban në vend janë rritur, pas shtrenjtimit të derivateve të naftës, raportoi Portalb.mk.

Sipas Portalb.mk, bileta Tetovë–Shkup nga 200 denarë për një drejtim tani kushton 250 denarë, ndërsa bileta vajtje-ardhje kushton 500 denarë. Në linjën Kumanovë–Shkup, çmimi është rritur nga 170200 denarë për një drejtim, ndërsa vajtje-ardhje kushton 400 denarë.

Për një person nga Tetova që punon në Shkup dhe merr pagë minimale prej rreth 26 mijë denarësh, udhëtimi i përditshëm vajtje-ardhje për 22 ditë pune kushton rreth 11 mijë denarë në muaj, ose rreth 42 për qind të pagës. Për një udhëtar nga Kumanova, shpenzimi mujor për transport arrin rreth 8.800 denarë, apo rreth 33 për qind të pagës.

Rritja ka shkaktuar pakënaqësi te qytetarët, veçanërisht te studentët dhe personat që udhëtojnë çdo ditë për punë apo studime në Shkup.

Nga Ministria e Ekonomisë dhe Punës kanë deklaruar se çmimet në kushtet e ekonomisë së tregut formohen në bazë të tregut të lirë dhe se aktualisht nuk ka bazë ligjore për kufizimin e çmimeve të biletave.

Nga kompanitë private të transportit ndërurban ende nuk ka ndonjë sqarim zyrtar për arsyet e rritjes së çmimeve.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.