Shuhet heroi i Apollo 13, ndërron jetë në moshën 97 vjeçare
Jim Lovell, astronauti në pension dhe komandanti i misionit të famshëm Apollo 13, është ndarë nga jeta në moshën 97 vjeç. Lovell ishte një nga astronautët më të rëndësishëm të NASA në dekadën e parë të agjencisë dhe fluturoi katër here në hapësirë – në Gemini 7, Gemini 8, Apollo 8 dhe Apollo 13. Lovell [...]Read More...

Jim Lovell, astronauti në pension dhe komandanti i misionit të famshëm Apollo 13, është ndarë nga jeta në moshën 97 vjeç.
Lovell ishte një nga astronautët më të rëndësishëm të NASA në dekadën e parë të agjencisë dhe fluturoi katër here në hapësirë – në Gemini 7, Gemini 8, Apollo 8 dhe Apollo 13.
Lovell ndihmoi në kthimin e misionit të dështuar të Apollo 13 nga hëna në vitin 1970, në atë që u kthye në një triumf pasi misioni arriti të kthehej shëndoshë e mirë në Tokë pas një shpërthimi të bombolës së oksigjenit.
Ai supozohej të ishte bërë njeriu i pestë që ecte në hënë, por fluturimi hapësinor u rrezikua nga një shpërthim i papritur.
Të tre astronautët në bord, të udhëhequr nga Lovell, mezi mbijetuan dhe kaluan katër ditë të ftohta në hapësirë.
Në vitin 1968, ekuipazhi i Apollo 8, i përbërë nga Lovell, Frank Borman dhe Ëilliam Anders, ishte i pari që la orbitën e Tokës dhe i pari që fluturoi drejt hënës dhe u rrotullua rreth saj. Ata nuk mundën të uleshin, por i vunë SHBA përpara sovjetikëve në garën hapësinore.
I quajtur nga presidenti Richard Nickson nje deshtim I suksesshem, Lovell frymezoi breza te tere, dhe u perjetesua ne nje film me emrin Apollo 13 nga aktori Tom Hanks.