Si kurrë më parë, Princi Harry: Dua pajtim me familjen, jeta është e çmuar

Duka i Sussex, Princi Harry, i ka thënë BBC-së se “do të donte shumë një pajtim” me Familjen Mbretërore, në një intervistë emocionale ku foli për marrëdhëniet me të atin dhe shqetësimet për sigurinë. Ai u shpreh se ishte “i shkatërruar” pasi humbi një sfidë ligjore lidhur me masat e sigurisë në Mbretërinë e Bashkuar.…

Si kurrë më parë, Princi Harry: Dua pajtim me familjen, jeta është e çmuar
Duka i Sussex, Princi Harry, i ka thënë BBC-së se “do të donte shumë një pajtim” me Familjen Mbretërore, në një intervistë emocionale ku foli për marrëdhëniet me të atin dhe shqetësimet për sigurinë.

Ai u shpreh se ishte “i shkatërruar” pasi humbi një sfidë ligjore lidhur me masat e sigurisë në Mbretërinë e Bashkuar. Princi tha se Mbreti Charles “nuk do të flasë me mua për shkak të këtyre çështjeve të sigurisë”, por theksoi se nuk dëshiron të vazhdojë konfliktin.

“Nuk e dinte se sa kohë do të ketë më babanë e tij”, tha ai me ndjenjë thellë për raportet familjare.

“Do të doja shumë pajtimin me familjen time. Nuk ka kuptim të vazhdojmë të luftojmë më, jeta është e çmuar”, theksoi Princi Harry, duke shtuar se çështjet e sigurisë kanë qenë gjithmonë pengesa kryesore në marrëdhëniet e tij me familjen.

Ai kujtoi se ndryshimet në statusin e tij të sigurisë në vitin 2020 kanë ndikuar ndjeshëm jo vetëm tek ai, por edhe tek gruaja dhe fëmijët e tij.

I pyetur nëse i mungon Mbretëria e Bashkuar, Princi u përgjigj: “E dua vendin tim, gjithmonë e kam dashur, pavarësisht asaj që kanë bërë disa njerëz në atë vend… dhe mendoj se është vërtet shumë e trishtueshme që nuk do të jem në gjendje t’u tregoj fëmijëve të mi atdheun tim”.