“Situata është në fazën më mizore”, Guterres: 80% e Gazës, e përcaktuar si zonë e militarizuar nga Izraeli
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres në një konferencë për mediat ka folur në lidhje me situatën humanitare në Gaza. “Palestinezët në Gaza po përjetojnë atë që mund të jetë faza më mizore e këtij konflikti”, thotë ai. Guterres u shpreh se pothuajse 400 kamionë u lejuan të hynin në Gaza përmes pikës kufitare [...]Read More...

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres në një konferencë për mediat ka folur në lidhje me situatën humanitare në Gaza.
“Palestinezët në Gaza po përjetojnë atë që mund të jetë faza më mizore e këtij konflikti”, thotë ai.
Guterres u shpreh se pothuajse 400 kamionë u lejuan të hynin në Gaza përmes pikës kufitare Kerem Shalom.
Në fjalën e tij për gazetarët, Guterres tha gjithashtu se 80% e Gazës është përcaktuar ose si zonë e militarizuar nga Izraeli ose është një zonë ku njerëzve u është thënë të largohen.
Ai shton se “më shumë njerëz do të vdesin” pa qasje të shpejtë dhe të vazhdueshme në ndihmë.
/abcnews.al/