“Skenë e papritur” – Përqafimi i Jozit me vajzën misterioze merr vëmendje të madhe
Jozefin Marku dhe Loredana Brati ishin ndër çiftet më të përfolura të edicionit të fundit të Big Brother VIP Albania. Marrëdhënia e tyre brenda shtëpisë u karakterizua nga ndarje e ribashkime, emocione të forta dhe situata të papritura që mbajtën vëmendjen e publikut të ngjitur pas tyre. Edhe pse reality show ka përfunduar prej disa…

Marrëdhënia e tyre brenda shtëpisë u karakterizua nga ndarje e ribashkime, emocione të forta dhe situata të papritura që mbajtën vëmendjen e publikut të ngjitur pas tyre.
Edhe pse reality show ka përfunduar prej disa javësh, interesimi për dinamikën e këtij çifti nuk është zbehur. Të dy ish-banorët kanë lënë të kuptohet se nuk i kanë vënë kufij marrëdhënies së tyre dhe po i lënë gjërat “të rrjedhin natyrshëm”.
Në rrjetet sociale po qarkullon së fundmi një video që ka nxitur sërish spekulime. Në pamjet e publikuara, Jozefin Marku shihet duke performuar në një nga club-et e Tiranës, ku papritur një vajzë ngjitet në skenë dhe e përqafon atë ngrohtësisht. Të dy shkëmbejnë disa fjalë dhe buzëqeshje, ndërsa të pranishmit reagojnë me brohorima.